Author

admi1

Published

January 26, 2025

No Comments

Join the Conversation

Të nderuar qytetarë të Gjilanit,

Sot, në vendin e Idriz Gjilanit e Agim Ramadanit, në vendin ku historia dhe besimi janë gërshetuar në mënyrë të pandashme, qëndroj para jush me zemër plot krenari dhe e respekt, ndiej njëkohësisht nderim dhe përgjegjësinë të jem përballë jush.

Por kjo na jep forcë, andaj s’ka as agjenda, s’ka pushtet, s’ka parti politike, s’ka cenzura mediatike, s’ka gjoba që na ndalin. Nëse nuk na japin hapësirë mediat, ju jeni hapësira më e mirë. Përkrahja e juaj na bën që t’i shpërfillim pengesat që na dalin përpara.

Gjilani ynë ka qenë gjithmonë një vatër e zjarrtë e atdhedashurisë dhe devotshmërisë fetare, një shembull i shkëlqyer i unitetit kombëtar.

Në këtë qytet, ku Mulla Idriz Gjilani, ky dijetar i shquar dhe patriot i palodhur, udhëhoqi me urtësi dhe guxim në mbrojtje të vlerave tona kombëtare dhe fetare, ne gjejmë frymëzim për të vazhduar rrugën e tij. Ai na mësoi se dashuria për atdheun dhe besimi në Zotin janë dy shtylla që e mbajnë të fortë kombin tonë.

Gjilani ka qenë dhe mbetet një qendër e rëndësishme e arsimit dhe kulturës shqiptare. Si rrallë kund bashkohen besimi, atdhedashuria, tradita dhe emancipimi e progresi. Ju jeni dëshmi se përbashkohet mes të mirave, pa ju nënshtruar të keqes.

Me përkushtimin e paraardhësve tuaj, njerëzve të dijes, moralit, familjes dhe patriotizmit, këtu u hapën shkolla e dije, u ndriçuan mendjet e zemra me të vërtetën. Andaj në çdo brez gjen shembuj të bijve të devotshëm për interesat më të mira të shoqërisë dhe atdheut.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të rikthejmë ato vlera që na kanë mbajtur të bashkuar dhe të fortë. Të ruajmë traditat tona, të forcojmë familjen shqiptare dhe të jetojmë sipas parimeve të besimit, drejtësisë dhe mirësisë.

Le të angazhohemi së bashku për një të ardhme ku rinia jonë të ketë mundësi të arsimohet dhe të punojë në vendin e vet, ku familjet tona të jetojnë në paqe dhe begati, dhe ku vlerat tona të jenë udhërrëfyesit tanë.

Po e mbylli ashtu siç e nisa: emri i Mulla Idriz Gjilanit nuk është thjesht një kujtim historik – është një simbol i guximit, i dijes dhe i sakrificës në emër të Zotit, për ta ruajtur kombin dhe besimin. Ai na mësoi se një komb është i fortë vetëm kur rrënjët e tij janë të mbështetura në moral, dije dhe dashuri për atdheun. Mos lejoni assesi të na i këpusin rrënjët tona, po u këput familja, pashmangshëm u këput besimi dhe e ardhmja e kombit.

Me besim në Zot dhe me dashuri për vatanin, le të ecim përpara drejt një të ardhmeje më të ndritur për Gjilanin dhe për mbarë Kosovën.

Zoti e bekoftë Gjilanin! Zoti e bekoftë Kosovën!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare