Ndryshimi kurrë s'ka qenë më i mundshëm dhe më i domosdoshëm.
Ne jemi të përkushtuar për të rivendosur ndershmërinë, integritetin, dhe efikasitetin në qeverisje. Eksploroni më tej vlerat.
Për të realizuar synimet tona, për ta përmbushur misionin tonë ne kemi krijuar një program të dendur politik.
Për të vazhduar shërbimin ndaj familjes, bashkudhëtarët janë të domosdoshëm. Lista jonë Për Familjen është kjo...
Stimuj financiarë për lindjet e reja: 500€/muaj për fëmijën e parë, 750€ për të dytin, 1000€ për të tretin e tutje. Rritje të shtesave për fëmijë, lehtësime tatimore për familjet me më shumë fëmijë dhe krijimi i një fondi të veçantë brenda Trustit për të rinjtë. Synohet themelimi i Ministrisë së Familjes për të zhvilluar politika më të fuqishme mbështetëse për familjet dhe rininë.
Mbrojtja e familjes tradicionale dhe rinisë shkollore. Ruajtja e strukturës ligjore të familjes nga ndryshime që bien ndesh me vlerat tradicionale të Kosovës. Ndalimi i propagandës gjinore në shkolla që bie ndesh me traditat familjare dhe kulturore. Mbrojtja e edukimit tradicional dhe vlerave kombëtare në sistemin arsimor përmes reformave ligjore dhe përmbajtjes edukative në shkolla, duke forcuar identitetin kombëtar.
Reforma në sistemin shëndetësor. Ndërtimi i një Qendre të re Klinike Universitare me akreditim ndërkombëtar për rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore. Themelimi i Universitetit të Shkencave Mjekësore për të avancuar profesionalizmin dhe kompetencën në sektorin shëndetësor. Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët sipas performancës, me shpërblime për punën natën dhe përkushtimin e tyre ndaj pacientëve.
Zhvillimi ekonomik dhe ndryshimi i politikave fiskale Heqja e tatimit në fitim për eksportet dhe eliminimi i TVSH-së/doganës për lëndët e para të destinuara për eksport. Themelimi i Agjencisë së Eksporteve për promovimin e produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare. Investime në infrastrukturë, përfshirë rrjetin hekurudhor dhe portin e thatë në Prishtinë, si dhe krijimi i zonave të lira ekonomike për tërheqjen e investimeve të huaja.
Drejtësia dhe siguria për qytetarët Veting në sistemin e drejtësisë për të siguruar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Digjitalizimi i sistemit të drejtësisë për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën në procedurat gjyqësore. Krijimi i mundësive të reja për punësimin e të burgosurve përmes fabrikave brenda burgjeve, duke mundësuar riintegrimin e tyre në shoqëri dhe uljen e recidivizmit kriminal.
Përkrahja për personat me nevoja të veçanta dhe pensionistët Ndryshimi i ligjit për të përfshirë të gjitha kategoritë me aftësi të kufizuara në skemat sociale dhe përfitimet financiare. Stimuj financiarë për prindërit dhe kujdestarët e personave me nevoja të veçanta. Pensionim i plotë pas 40 vitesh pune për meshkuj dhe 35 për femra, ose në moshën 65 vjeç (meshkuj) dhe 60 vjeç (femra). Mundësimi i përdorimit të mjeteve nga Trusti për martesë, blerje banese apo shpenzime shëndetësore.
Ndërtimi i Termocentralit "Kosova e Re" me kapacitet 1200 MWh, për të siguruar pavarësinë energjetike të vendit. Projekti do të financohet përmes buxhetit të investimeve kapitale, emetimit të bonove të thesarit dhe investimeve nga Trusti. Synohet krijimi i një strategjie të qëndrueshme për energjinë, duke siguruar furnizim të mjaftueshëm dhe stabil në periudha të konsumit të lartë.
Viti 2021 na ka shoqëruar me një angazhim të dendur me shoqëri civile dhe komunitet për të dëgjuar dhe artikuluar shqetësimet e tyre
Viti 2022 ka qenë viti i përfshirjes sonë në takime me komunitetin për të dëgjuar brengat e tyre, për të rritur qasjen e tyre në informacione për vendimmarrjen dhe demokracinë
Viti 2023 ishte viti i bartjes së shqetësimeve në forume dhe organe të ndryshme politike me shpresën e gjetjes së zgjidhjeve duke i artikuluar probleme përmes dialogut të brendshëm.
Në pamundësi për të arritur mirëkuptimin përmes komunikimit të brendshëm me forume politike dhe me pushtetin, kauza filloj të diskutohej me komunitetin, mediat dhe institucionet, për t'i dhënë peshën e duhur dhe per te shpresuar në përgjigje pozitive.
Në pamundësi të arritjes së zgjidhjes, në pamundësi të mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe të vendit dhe për të përfaqësuar në mënyrë të drejtë qytetarët, u bë i domosdoshëm angazhimi me një nismë të re politike.
2021
2022
2023
2024
2025