Fatmir Smajli
Fatmir Smajli është lider i fuqishëm dhe politikan i angazhuar në spektrin e djathtë.
Ai ka një eksperiencë të pasur në politikë, biznes, dhe aktivizëm shoqërorë e humanitar. Shërbimin ndaj vendit e ka filluar që në moshë rinore, për të vazhduar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke përkrahur luftërat e shqiptarëve për të drejta dhe dinjitet në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoninë e Veriut – ish IRJM.
Kombinimi i përvojës në politikë, në angazhime shoqërore dhe udhëheqje efektive të kompanive të suksesshme, e bëjnë z. Smajli një figurë me ndikim dhe kontribut në zhvillimin e vendit.
Fatmiri ka mbaruar shkollim të lartë, fakultet dhe master në Menaxhment dhe Informatikë.
Studimet dhe çertifikimet në një gamë të gjerë të fushave, nga Menaxhmenti dhe IT, tek teknologjia, mjekësia, ndërtimtaria, prokurimi dhe administrata e bëjnë Fatmirin profil të denjë për politikë, si një angazhim multi-disiplinor.
Besimi, vlerat personale e familjare, dedikimi i hershëm dhe i pa ndërprerë ndaj kauzave publike janë mburoja e integritetit të Fatmirit.
Aftësitë udhëheqëse për të implementuar teknologji innovative janë të domosdoshme për lidershipin politik aktual.
Përvoja profesionale dhe drejtuese e Fatmirit përfshin drejtimin e kompanive të suksesshme të teknologjisë, me theks të veçantë në sektorët e shtypit, skanimit, menaxhimit të dokumentacionit, digjitalizimit, dhe pajisjeve të IT-së.
Fatmiri merret në mënyrë të rregullt me politikë nga zgjedhjet parlamentare 2017.
Nga atëherë Fatmiri ka promovuar politika të djathta që mbështesin traditat, familjen, vlerat, zhvillimin ekonomik, përmirësimin e shërbimeve dhe transparencën publike.
Fatmir Smajli, që në rininë e hershme, u angazhua në aktivitete që mbronin dinjitetin dhe kauzën e popullit shqiptar ndaj shovinizmit serb.
Gjatë luftës së UÇK-së, së bashku me vëllezërit e tij, u mobilizua për mbrojtjen e lirisë dhe fitimin e pavarësisë së vendit. Pas luftës, ai përdori përvojat dhe njohuritë në teknologji për të ndërtuar infrastrukturën teknologjike në bizneset dhe institucionet publike të Kosovës, duke fituar njohuri të thella mbi proceset institucionale dhe duke krijuar një rrjet bashkëpunëtorësh profesionistë dhe patriotë.
Gjithashtu, si aktivist humanitar dhe në shoqëri civile, ka qenë i përkushtuar në mbështetjen e kauzave shoqërore e humanitare dhe është angazhuar në zhvillimin e komunitetit që nga paslufta e deri më sot.
Kapacitetin menaxherial e ka përforcuar me partneritet dhe çertifikime nga brendet e njohura si RICOH, TOSHIBA, PaperCut dhe Umango, si dhe nga ofrimi i produkteve e shërbime nga brendet HP, Dell, SmartBoard, dhe Katun.
Fatmiri ka kontribuar ndjeshëm në fuqizimin e sektorit privat përmes inovacioneve teknologjike dhe digjitalizimit të kompanive, duke përfshi edhe institucionet publike dhe shkollat.
I pajisur me aftësi të shkëlqyera ndërkulturore falë njohurive të gjuhëve të huaja, ai ka ndërtuar bashkëpunime ndërkombëtare dhe ka implementuar strategji menaxheriale të suksesshme.
Në jetën personale, Fatmiri është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.
Ai vjen nga një familje me vlera të larta dhe kontribute të çmuara për vendin, me origjinë nga fshati Ramun i Pejës, ndërsa aktualisht jeton dhe vepron në Prishtinë.