Author

admi1

Published

January 26, 2025

No Comments

Join the Conversation

“Përshëndetje Pejë, krenaria e Dukagjinit.”

Të dashur qytetarë të Pejës,

Është një nderë dhe përgjegjësi e madhe të jem sot para jush, në këtë qytet që është djepi i vlerave tona kombëtare, vendi ku tradita takon dijen dhe besimi takon shpresën. Peja është krenaria e Dukagjinit, është qyteti i kulturës, i dijes dhe i heronjve, është rajon që ka ruajtur gjithmonë në zemër familjen si themelin e gjithçkaje. Ky vend më ka rritur, më ka edukuar dhe më ka dhënë identitet.

Peja jonë nuk është thjesht një qytet në hartë. Është një thesar i vërtetë, një perlë e Kosovës. Është vend i historisë. Është qytet i kulturës dhe traditës, artit dhe zejtarisë, por pavarësisht se ato i keni ruajtur me fanatizëm brez pas brezi, në qeverisje kemi sjellur politikanë që i kanë përmbysur rendin, traditën, familjen, vlerat e besimin.

Ky rajon i bekuar me natyrë të mrekullueshme, me Bjeshkët e Nemuna që na rrethojnë si një kurorë, me Grykën e Rugovës që të lë pa frymë, me ujërat e kristalta të lumenjve dhe liqeneve ka mbet pa përkrahjen e duhur, madje është sabotuar, jo vetëm Peja, por edhe të gjitha rrugët që të sjellin në Pejë.

Mbi të gjitha, Peja është vend i njerëzve të mirë, punëtorë dhe bujarë, që kanë ditur gjithmonë të mbajnë gjallë shpresën, besimin dhe familjen. Andaj sot është koha ta mbroni atë të cilën ua ka dhuruar Zoti dhe të cilën me sakrifica na e kanë ruajtur të parët tonë brez pas brezi.

Ne si individ, si politikan, si aktivistë, si komunitet, por edhe si rajon, kemi përkrahur me besim të gjitha ato forca politike që kanë premtuar interesin më të mirë për vendin, luftimin e padrejtësisë dhe arritjen e zhvillimit. Në kohë të ndryshme, kemi mbështetur grupe të ndryshme, duke dhënë gjithmonë kontributin tonë për më të mirën. Por, jo rrallë, kontributi ynë nuk është vlerësuar siç duhet, interesi i përgjithshëm nuk është ruajtur, e aq më pak interesi i komunitetit tonë, i kësaj shoqërie që jetën e jeton me besim dhe vlera. Çdo herë jemi përballur me bukpërmbysës, të cilët shkelën bukën tonë por shkelën, shkelën besën me popullin, e tashmë shkelën edhe besën e Zotit.

Sot kemi ardhur në një pikë ku e vetmja garanci për përkrahjen e së mirës dhe luftimin e së keqes është marrja e përgjegjësisë nga ana jonë.

Po bëhen tri vite që kemi vërejtur të gjitha tendencat negative që po ndodhin e që një pjesë e vogël e tyre i kuptoj publiku vetëm në muajt e fundit. Dhe për fat të keq, asgjë që kemi vërejtur e tërhequr vëmendjen për to nuk është përgënjeshtruar. Përkundrazi, gjithçka ka dalë ashtu si e kemi parandier.

Prandaj, tani më shumë se kurrë, është e domosdoshme që njerëzit tuaj të besueshëm, të qëndrueshëm dhe me integritet të jenë pjesë e vendimmarrjes për fatin e kësaj shoqërie, për fatin e këtij populli, për fatin e Kosovës. Pavarësisht se sa i vogël apo i madh të jetë grupi, është forca e qëndrueshmërisë ajo që do ta bëj dallimin. Sikurse e keni vërejtur që për herë të pare po zihet në gojë nocioni i familjes dhe po ri-mendohet agjenda liberale, të cilën më pare e përkrahen padallim të gjitha partitë politike.

Peja, me historinë dhe vlerat e saj, ka qenë gjithmonë shtylla e Kosovës, dhe ashtu do të mbetet. Por sot, ju ftoj të bëheni pjesë aktive e kësaj beteje. Ju ftoj të jeni zëri ynë, energjia jonë, forca jonë. Ejani me ne, jo vetëm si votues, por si thirrësa, si vullnetarë, si aktivistë që hyjnë derë më derë, që kontaktojnë çdo mik, çdo shok dhe çdo të afërm. Çdo votë ka rëndësi, çdo angazhim ka peshë.

Për fund, dua tu përkujtoj se pavarësisht shtirjeve që i bëjnë gjatë fushatave, ne si qytetarë të këtij vendi, si besimtarë dhe si popull i vonuar në zhvillim, që jetojmë me besim dhe vlera, që familja ka peshë, nuk mund të eksperimentojmë më. Nuk kemi më kohë e as energji për të riparuar dëmet e vazhdueshme që na shkaktojnë. Nëse nuk reagojmë sot me shpejtësi dhe vendosmëri, e privojmë brezin tonë dhe fëmijët tonë që të jenë të barabartë nesër. Prandaj, le të marrim përgjegjësinë në duart tona. Le të jetë Peja shembull i zhvillimit, drejtësisë dhe familjes së fortë.

Faleminderit, Pejë! Bashkë për familjen, bashkë për Kosovën!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Select the fields to be shown. Others will be hidden. Drag and drop to rearrange the order.
  • Image
  • SKU
  • Rating
  • Price
  • Stock
  • Availability
  • Add to cart
  • Description
  • Content
  • Weight
  • Dimensions
  • Additional information
Click outside to hide the comparison bar
Compare